Transferta në Verona për brazilianin Lukas Pakueta ishte zhgënjyese. Ai u zëvendësua nga blerja më e re, Ante Rebiç, që e ndihmoi sulmin e Milanit, i cili më pas kulmoi me golin e shënuar nga pika e bardhë prej Piatek.
Vetëm 45 minutat e para të lojës në dispozicion të brazilianit, i cili nuk ka qenë i lumtur me këtë zëvendësim. Pakënaqësia është manifestuar edhe përmes një “Story” në Instagram, në të cilën postoi një foto të driblimit të tij në “Bentegodi”, me dështimin e mbrojtësve kundërshtarë për ta ndalur pa faull.
Por, ajo që bie më shumë në sy është mesazhi, që ish-lojtari i Flamengo dëshironte të ndante me ndjekësit e vet: “Krenar që jam brazilian”.
Referenca do të ishin fjalët e Marko Xhiampaolo, i cili e kishte analizuar atë në këtë mënyrë: “Eshtë i çrregullt, por dua ta bëj që të luajë në atë rol. Do të luajë pas sulmueve, por duhet pak kohë, megjithatë është inteligjent”.
Ky sulm virtual mund t’i kushtojë Pakuetás.
“Tuttosport” zbulon se ai mund të marrë një gjobë të rëndë nga Milani, deri tani aspak i kënaqur me qëndrimin e brazilianit. Këto situata duken të tepërta disa ditë para derbit kundër Interit.
Në dritën e këtij skenari, duket e vështirë të shihet Pakuetá në fushë që nga minuta e parë, përveç nëse arrin ta bëjë Xhiampaolo të ndryshojë mendje në ditët e ardhshme.