Khabib Nurmagomedov i ka dhuruar 100 mijë dollarë fondacionit të Dastin Porie, pasi kishte shitur fanellën e amerikanit, pas luftës që kishte me të në UFC 242 në Abu Dabi javë më parë.
Premtimin e dhënë pas konferencës për shtyp, e mbajti edhe presidenti i UFC-së, Dejna Uajt, i cili dyfishoi shumën e dhënë për këtë fondacion bamirës.
Rikujtojmë Nurmagomedov dhe Porie pas përfundimit të luftës së tyre, kishin ndëruar fanellat në shenjë respekti ndaj njëri tjetrit, ndërsa dagestanezi i pamposhtur që atë natë kishte premtuar se të hollat nga shitja e fanellës së Porie, do t’ia dorëzojë fondacionit të tij, “Good Fight Foundation”.