Lajm i mirë për Verder Bremenin, rikthehet “raketa” Milot Rashica

Milot Rashica i kishte munguar Verder Bremenit që nga 17 gushti, kur pas një lëndimi të marrë në ndeshjen hapëse kundër Fortuna Dyzeldorf, kishte marrë një lëndim, e që e kishte detyruar futbollistin kosovar të braktis fushën, shkruan “infOSport.mk”.

Që nga ajo datë Rashica nuk mundi të luaj asnjë ndeshje, pra plotë një muaj, duke munguar kështu në tre ndeshjet e rradhës së Verder Bremenit në kampionat kundër skuadrave si Hofenhajm (2:3), Augsburg (3:2) dhe Union Berlin (2:1), si dhe dy ndeshjet shumë të rëndësishme të përfaqësueses së Kosovës, kundër Çekisë (2:1) dhe Anglisë (3:5).

Mirëpo si duket tashmë gjithçka është në rregull me futbollistin nga Vushtrria, ndërsa një gjë të tillë ka zbuluar edhe vetë trajneri i skuadrës nga Bremeni, Florian Kohfeldt, i cili ka thënë se Rashica do të jetë gati për ndeshjen e 21 shtatorit (e shtunë) kundër Lajpcigut.

Jam i sigurtë se Miloti do të luajë kundër RB Lajpcig” – ka thënë Kohfeldt.

Sipas “Kicker”, Rashica ishte në gjendje të stërviteshe individualisht nga dita e dielë, ndërsa që prej sot ai do të mund të stërvitet edhe me pjesën tjetër të skuadrës.

Leave a Reply