Luciano Passirani, një bashkëpunëtor (analist sportiv) i “TopCalcio24”, bëri disa komente raciste ndaj sulmuesit tw Interit, Romelu Lukaku, të cilat po bëjnë xhiron e botës përmes mediave të ndryshme dhe rrjeteve sociale.
Për keqardhje ishin fjalët e tij si komentator në këtë emision: “Ju mund ta ndaloni Lukakun vetëm nëse i jepni 10 banane për t’i ngrënë”.
Këto komente i kanë kushtuar atij largimin e menjëhershëm nga stacioni televiziv, me të cilin bashkëpunonte.
Ky nuk është sulmi i parë racist, që përjeton sulmuesi belg i Interit në “Serie A”, që kur ky i fundit u transferua te “zikaltwrit” gjatw kësaj vere nga rradhwt e Mançester Junajtedit.
Lukaku u ankua edhe për tifozët e Kaljarit, përmes një letre publike. Megjithatë, tifo-grupi i njohur italian “Curva Norte” mohoi se tifozët italianë janë racistë: “Ne mendojmë se jeni keqkuptuar, sepse ajo që ndodhi në Kaljari nuk ishte racizëm. Ju duhet të kuptoni se Italia nuk është si vendet e tjera në Europën veriore, ku racizmi është problem i madh. Ne e kuptojmë se mund t’ju duket racizëm, por nuk ishte ashtu. Në Itali, ne përdorim rrugë të ndryshme për t’i ndihmuar skuadrat tona, përpiqemi t’i bëjmë kundërshtarët tanë nervozë”.
Italian pundit Luciano Passirani praises @RomeluLukaku9 saying he’s never seen a player of his quality at neither #Inter, #Milan or #Juventus before ending it with “only way to push him down to the floor is to throw 10 bananas at him.”pic.twitter.com/Nv8t8yF9aA
— Nima Tavallaey Roodsari (@NimaTavRood) September 15, 2019