E mërkura në futbollin vendor do të sjellë ndeshjet e javës së 6-të dhe njëkohësisht derbin e vjetër lokal midis FC Shkupit nga Çairi dhe KF Vardarit nga Parku i Qyteti.
Ky është derbi i parë mes këtyre dy skuadrave rivale nga kryeqendra jonë, e që çdoherë ka zgjuar interesim të madh në mesin e futbolldashësve.
Pas fitores me Sileksin, futbollistët e FC Shkupit gjatë këtyre tre ditëve janë stërvitur nën atmosferë tepër pozitive e cila po mbizotëron që nga ardhja e trajnerit të ri, Bulent Akin.
Fitorja gjithmonë është opsion i vetëm për ti gëzuar përkrahësit tanë, thonë nga FC Shkupi.
“Gjithmonë ndeshjet me Vardarin janë të nxehta dhe derbi. E njohim mirë kundërshtarin, kanë ekip të mirë, por edhe ne jemi përgatitur maksimalisht për këtë derbi, ndërsa shpresojmë që në fund të arrijmë rezultat pozitiv dhe të festojmë së bashku me “Shvercerat” – tha Besar Iseni.
Takimi FC Shkupi – FK Vardari zhvillohet nesër (18.09.2019) në stadiumin e Çairit, duke nisur nga ora 15:30.