Talentët shqiptarë vazhdojnë të shkëlqejnë në futboll, teksa paraqitjet e tyre të mira po bëjnë që shumica të marrin edhe ftesat nga ana e përfaqësueseve të ndryshme, shkruan “infOSport.mk”. I tillë është rasti edhe me talentin 17-vjeçar me origjinë nga Gostivari, Miran Saliji, aktualisht pjesë e skuadrës zvicerane të Sent Gallen.
I lindur në Zvicër, Saliji karrierën e tij e kishte nisur te skuadra e Fc Arbon, për të kaluar më pas te ekipi U14 i Thurgau. Në moshën 15-vjeçare ai iu bashkua skuadrës së Ëill, teksa vetëm një vit më vonë ai iu bashkua skuadrës së Sent Gallen, ku fillimisht luajti me U16-të, ndërsa tashmë si 17-vjeçar ai po luan me U18 të Sent Gallen.
Ndryshe bëhet fjalë për një sulmues të kalibrit të lartë, i cili falë aftësive të tij realizuese, së fundmi ka marrë një ftesë nga ana e seleksionuesit të Maqedonisë U18, Shkumbin Arsllani.
Ai me Maqedoninë U18 ishte ftuar edhe vitin e kaluar, ndërsa tashmë është ftuar sërish për dy ndeshjet miqësore që “verdhekuqtë” do ti zhvillojnë kundër Izraelit në transfertë me datë 4 dhe 6 tetor.
Në mesin e futbollistëve të ftuar nga ana e strategut kërçovarë, Arsllani, bënë pjesë edhe bashkëlojtari i Salijit nga rradhët e Sent Gallen, Luan Abazi, ndërsa sa u përket futbollistëve shqiptarë në mesin e të ftuarve janë edhe Ali Asani (Vardar), Hamza Ramani (FC Shkupi) dhe treshja e Shkëndijës së Tetovës, Altrim Jakupi, Imran Fetai dhe Redon Qamili.