Pas 5 xhirove të para në elitën e futbollit vendor, është Akademia Pandevi, skuadra që udhëheq vallën me 13 pikë, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra e drejtuar nga Jugosllav Trençovski ka regjistruar 4 fitore dhe 1 barazim, duke regjistruar startin më të mirë që nga paraqitjet e kësaj skuadre në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.
Renditja tabelare | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
Pas tyre ndodhet Makedonija Gj.P, ndryshe finaliste e fundit e Kupës së Maqedonisë, që në 5 xhirot epara ka marrë 3 fitore dhe 2 barazime.
Pasojnë Vardari dhe Shkupi, që në mesjavë do të ndajnë mejdanin në stadiumin e Çairit, për të vijuar në më pas në pozitat 5 dhe 6 Renova dhe Struga Trim Lum me nga 7 pikë.
Skuadra kampione në fuqi, Shkëndija me 4 pikë të tubuara për momentin ndodhet në pozitën e 7-të, ndërsa 3 vendet e fundit në tabelë janë të rezervuara për Borecin, Sileksin dhe Rabotniçkin.