KHF Çair e nis me fitore të thellë ndaj Vardarit, synojnë titullin!

Klubi i Hendbollit për femra, Çair e ka nisur sezonin në superligë me fitore të thellë përballë skuadrës së Kuzman Vardar Ilinden. 

Vajzat e udhëhequra nga Mia Islami dhe trajneri Basri Latifi dominuan ndeshjen e parë nga fillimi deri në fund, duke fituar me shifrat 19:35, diferencë e madhe që paralajmrojnë ekipet tjera për rivalitet gjatë gjithë sezonit në vijim. 

KHF Çair është ekip i ri që merr pjesë në Superligën e hendbollit për femra dhe që nga debutimi i tyre kanë paralajmruar se do të luajnë për të fituar titullin e kampionit. 

“E nisëm mirë dhe ashtu pretendojmë ta vazhdojmë deri në fund të sezonit, pas kemi ambicie për të fituar titullin. Kemi kualitet si skuadër dhe kam besim tek vajzat se do i’a arrijnë qëllimit”, – tha trajneri Basri Latifi. 

KHF Çair ndeshjen e radhës e luan përballë Pelisterit. 

Leave a Reply