“Mladost” i takon historisë, teksa prej dje stadiumi më i madh i Strumicës do të mbaj emrin e legjendës së këtij qyteti, “Bllagoj Istatov”.
Ky është vendimi i drejtuesve të Bellasicës me në krye presidentin, SlavçO Vaskov – Pinda, i cili njëherit është edhe koncesioneri kryesor i stadiumit në fjalë.
Bellasica me këtë vendim ka nderuar legjendën Istatov, një ndër portierët më të mëdhenj në historinë e futbollit në vend, i cili ndërroi jetë një vit më parë.