Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Kalderon ka thënë se është rritur tensioni mes presidentit, Florentino Perez dhe trajnerit, Zinedine Zidane.
Ka pasur shumë spekulime që ka shumë probleme mes tyre, pasi Reali dështoi për ta transferuar mesfushorin, Poll Pogba.
Për këtë problem ka folur edhe Kalderon duke thënë se tensioni do të vazhdojë të jetë ende më i madh.
“E di që lidhjet mes tyre nuk janë të mira. Perez nuk i bleu ose shiti lojtarët e kërkuar. Tensioni është i madh, andaj janë këto rezultate”, – deklaroi ai.
Reali këtë sezon është në vendin e tretë me 8 pikë të grumbulluaar në katër ndeshjet e para dhe këtë të mërkurë do të ketë punë me gjigantët francez të PSZH-së në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve.
Kujtojmë se për shkak se dështoi ta transferojë Pogban, më herët ishte përfolur për një largim të dytë të francezit nga Real Madridi, ndërsa gjithashtu javë më parë u përfol edhe për një situatë të tensionuar midis Perez dhe kapitenit, Serhio Ramos.