Përfaqësuesja e Spanjës është kampione e re e Botës, pasi në finalen e Botërorit 2019 që u zhvillua në Kinë mposhti Argjentinën me rezultat 95:75.
Ky është titulli i dytë i Spanjës si kampion i botës në basketboll, pasi për herë të parë fitoi këtë trofe në vitin 2006.
Ndërkaq, për Argjentinën ndeshja e sotme ishte finalja e tretë në histori, ndërsa ka arritur që vetëm një herët të shpallet kampion në vitin 1950.