Sadiku: “Dua të jap më shumë dhe të ndihmojë skuadrën duke shënuar”

Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku, ishte ndarë i lumtur pas golit debutues me fanellën e Malagas në La Liga 2. Sulmuesi i kombëtares shqiptare gjeti golin vetëm në ndeshjen e tij të dytë me fanellën e skuadrës së tij të re, te e cila po luan në formë huazimi nga rradhët e Levantes, shkruan “infOSport.mk”.

Ai bëri një paraqitje shumë të mirë edhe në ndeshjen debutuese ndaj Almeria (0:1), ndërsa golin e shumëpritur e realizoi pikërisht dje në ndeshjen ndaj Mirandes në transfertë, ku Malaga morri vetëm një barazim 1:1.

Pas ndeshjes, Sadiku dha një deklaratë më të gjatë për mediat spanjolle.

  • Një pikë…

“Është vetëm një pikë dhe kuptohet se nuk jemi shumë të lumtur. Mirëpo kjo tashmë i takon së kaluarës dhe neve duhet të mendojmë për ndeshjen e së martës”.

  • Vështirësi…

“Ne kemi pasur posedim të topit më shumë se skuadra kundërshtare e Mirandes. Kishim vështirësi, fusha nuk ishte e mirë për lojën tonë, por në fund 1:1 dhe kthehemi në shtëpi me një pikë ”.

  • Qëllimi…

“Është kjo vetëm ndeshja ime e dytë që po luaj me Malagan dhe mund të them se po përmirësohem për çdo javë. Shpresojë që në ndeshjen e së martës të jem në gjendje të ndihmojë ekipin në të gjitha aspektet, por edhe të shënojë gola”.

  • Performanca…

“Dua të jap më shumë performancë, edhe fizikisht, por pak nga pak. Çdo ditë stërvitem 100% për të ndihmuar ekipin dhe për të pasur një ecuri të mirë.”

  • Besimi…

“Trajneri më ka ndihmuar shumë që kur kam arritur te Malaga, kam besimin e tij dhe shokëve të ekipit. Jam shumë i lumtur për këtë”.

  • Ndeshja e rradhës…

“Ne duam të fitojmë në stadiumin tonë. Javën e kaluar kemi humbur nga Almeria, ashtu që këtyre ditëve duhet të përgatitemi për këtë ndeshje”.

Malaga të martën në kuadër të javës së 6-të në “La Liga 2” do të përballet me Rajo Valjekanon. Pas 5 xhirove të para skuadra e re e sulmueist shqiptarë, Armando Sadiku zë vendin e 14-të me 5 pikë të tubuara.

Leave a Reply