Ndalen Bregallnica dhe Bellasica, Tikveshi “manita” ndaj Pitu Gulit

Java e katërt nuk ka rezultuar shumë pozitive për dy skuadrat kryesuese në Ligën e Dytë – Lindje, Bregallnicën dhe Bellasicën, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Shtipi që në 3 javët e para kishte regjistruar 3 fitore me një gol averazh 15:2, sot nuk shkoi më shumë se një barazim 2:2 ndaj Sasa-s në Kamenicë, teksa Bellasica në terren vendas u dorëzua përballë Kozhuvit. Skuadra nga Gjevgjelia shënoi fitore me rezultatin 2:1, falë golave të shënuar nga Daniel Lazarovski (23’) dhe Krste Todorov (76’), ndërkohë golin e nderit dhe të parin e takimit për Bellasicën e realizoi Darko Razmoski në minutën e 14-të.

Hapin fals të Bellasicës e shfrytëzoi në maksimum Tikveshi, që në Kavadar me rezultatin 5:0 mundi Pitut Gulin. Robert Mitev rezultoi të jetë figura qendrore e këtij takimi, duke realizuar “hat-trik”, teksa dy golat tjerë për skuadrën e trajnerit Dimitkovski i shënuan Lazar Peev (25’) dhe Marjan Ristovski (41’) gjatë pjesës së parë.

Pobeda është turpëruar në terren vendas nga Plaçkovica, që shënoi fitore 5:2, ndërkohë Kit Go, falë golit të sulmuesit serb, Boshko Stupiq, mundi Osogovën me rezultatin minimal, 1:0.

Bregallnica dhe Tikveshi janë dy skuadrat që kryesojnë renditjen në Lindje, me nga 10 pikë, teksa ndiqen nga pas nga Bellasica, që ka 9 pikë.

LDFM – Lindje, Java IV

Sasa

2:2

Bregallnica

Bellasica

1:2

Kozhuvi

Tikveshi

5:0

Pitu Guli

Pobeda

2:5

Plaçkovica

Kit Go

1:0

Osogova

Leave a Reply