Mark Markez ia ka dalë të marrë suksesin e radhës, teksa sot arriti që të triumfojë për Çmimin e Madh të San Marinos. Piloti spanjoll zhvilloi një garë ndjekje për të gjithë kohën, megjithatë në xhiron e fundit ia doli të kalonte vijën e finishit para pilotit francez, Kuartararo.
Në fakt, e gjithë gara u zhvillua mes këtyre dy pilotëve të cilët arritën të shkëputeshin në krye, duke lënë pas krahëve Vinjales dhe Valentino Rosi.
One step closer to an eighth world title! 🏆
Misano belongs to @marcmarquez93 this afternoon! 🥇#SanMarinoGP 🇸🇲 pic.twitter.com/9FHiJo1aUC
— MotoGP™ 🇸🇲 (@MotoGP) September 15, 2019
Sa i përket duelit të kreut, Kuartaro udhëhoqi garën, por Markez ishte aty duke studiuar momentin e duhur për të parakaluar. Pikërisht, në xhiron e fundit piloti i Honda-s kreu parakalimin, megjithatë, Kuartaro nuk u dorëzua dhe mori përsëri kryesimin. Kryesim që zgjati për pak metra, pasi Markez parakaloi sërish, këtë herë më i vendosur për të mos lëshuar deri në finish.
Ndërkohë, vetëm vendi i gjashtë për Andrea Doviciozon, i cili nuk ia doli të ishte protagonist në Itali. Pas kësaj fitoreje, Markez shkëputet edhe më shumë në krye të klasifikimit të përgjithshëm duke shkuar i sigurt drejt titullit të radhës.
👀 @marcmarquez93 is on the move!
The world champion muscles past @mvkoficial12 into second! 💪#SanMarinoGP 🇸🇲 pic.twitter.com/CVnWRjmwUm
— MotoGP™ 🇸🇲 (@MotoGP) September 15, 2019