Ish futbollisti i FC Shkupit në minutën e 93-të i siguron 3 pikë të mëdha Skopjes

Ish futbollisti i FC Shkupit, Filip Janevski, ka rezultuar deçiziv në fitoren e Skopjes ndaj Labunishtit në ndeshjen e vlefshme të javës së katërt në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”.

Mesfushori shkupjan, ndryshe djali i Goran Janevskit, një ish futbollisti të gjeneratës së artë të Slloga Jugomagnatit, golin e vetëm të vlefshëm 3 pikë të mëdha për skuadrën nga lagjja e Hekuranës, e realizoi në minutën e 93-të, duke bërë që Skopje të vazhdojë të ruajë kryesimin në renditje me 10 pikë të tubuara.

Pas tyre me nga 9 pikë renditen 3 skuadra, Pelisteri, Gostivari dhe Drita, ndërkohë kundërshtari i tyre i sotëm, Labunishti, mbetet në kuotën e 7 pikëve, dhe aktualisht mban pozitën e 5-të.

Leave a Reply