Demir Imeri ka shënuar golin debutues me fanellën e Olimpik Donjetsk. Mesfushori kërçovar shënoi në transfertën ndaj Mariupol, ish skuadrës së Besir Demirit, i cili sot me Zhilinën e tij shkruajti historinë, duke arritur që 8 ndeshje me rradhë të mos pësojë disfatë, shkruan ‘infOSport.mk”.
Demiri shënoi në minutën e 58-të, kur me një goditje nga vija e 16-të metërshit shënoi një super gol, duke barazuar shifrat në 1:1.
Goli debutues i Demir Imerit me fanellen e Olimpik Donjetsk
Goli debutues i Demir Imerit me fanellen e Olimpik Donjetsk
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 15 септември 2019 г.
Deri në fund të takimit, Olimpik Donjetsk kishte një rast të artë për të shënuar golin e fitores, mirëpo Politljo në minutën e 62-të nuk arriti të shënojë nga pika e bardhë, me ç’rast në fund Olimpik Donjetsk fitoi vetëm pikën e dytë pas 7 xhirove në elitën e futbollit ukrainas.
Ndryshe vlen të theksohet se ishte kjo vetëm ndeshja e dytë për Demirin me skuadrën e Olimpik Donjetsk, dhe e para që e nisi si titullarë, duke pasur parasysh se në ndeshjen debutuese kundër gjigandëve të Dinamo Kiev, ai në lojë ishte inkuadruar vetëm në minutat shtesë të takimit.