Besir Demiri në histori të klubit sllovak, 8 ndeshje pa humbje!

Futbollisti nga Shkupi, Besir Demiri ka hyrë në histori të skuadrës së Zhilinës. Shqiptari u transferua këtë verë te skuadra sllovake si futbollist i lirë, pasi i skadoi kontrata me Mariupolin në Ukrainë. Demiri ka arritur një rekord të veçant te skuadra e tij e re, pasi në 8 ndeshje të zhvilluara deri më tani, nuk ka pësuar ende asnjë humbje me Zhilinën, duke u bërë kështu futbollisti i parë që arrinë këtë seri pozitive në këtë skuadër, pasi askush deri më tani nuk e kishte arritur një gjë të tillë.

Nga 8 ndeshje të zhvilluara deri më tani, Zhilina regjistron 6 fitore, 2 barazime dhe asnjë humbje. Kujtojmë që Demiri në debutimin e tij në kampionatin sllovak shënoi edhe gol në fitoren 3:0 përballë Zhemplinit./InfOSport.mk

Leave a Reply