Struga Trim Lum sot ndaj Vardarit do të paraqitet me fanellat e reja

Struga Trim Lum po zhvillon sezonin debutues në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”. Skuadra strugane në 4 xhirot e para ka treguar karakter dhe shumë seriozitet, ndërsa e gjithë kjo ka bërë që Struga Trim Lum të marrë respektin e duhur nga skuadrat kundërshtare.

Të besuarit e trajnerit Jeton Beqiri në ndeshjen e javës së 5-të do të jenë mysafir të Vardarit, ndaj së cilës skuadër do të paraqiten me fanellat e reja.

Të shoqëruar me dy bukuroshe, futbollistët e Struga Trim Lum prezantuan fanellat e reja, me të cilat do të paraqiten në ndeshjet si mysafir.

Kësisoj ata të njëjtat do ti seftojnë në ndeshjen e sotme ndaj Vardarit, që do të zhvillohet në arenën “Todor Proeski” me fillim në ora 15:30.

Rikujtojmë Vardari dhe Struga Trim Lum pas 4 xhirove të para kanë tubuar nga 7 pikë, me skuadrën strugane që për shkak gol-averazhit ndodhet në pozitën e 3-të.

Leave a Reply