Skuadrat shkupjane të pamëshirshme ndaj atyre mysafire

Tre ndeshjet e fundit të javës së 5-të në elitën e futbollit vendor kanë folur për skuadrat vendase, më konkretisht për ato shkupjane, që dolën të mos kenë mëshirë për skuadrat mysafire, njofton “infOSport.mk”.

FC Shkupi në Çair falë golit të brazilianit Serzhinjo (60’) mundi Sileksin minimalisht 1:0, Vardari falë dopietës së shënuar nga Zhuninjo (63’, 67’) dhe një goli të shënuar nga ana e Daniel Avramovskit  me rezultatin 3:0 mundi Struga Trim Lumin në arenën “Todor Proeski”, teksa në lagjen e Gjorçe Petrovit, Makedonija GJ.P me përmbysje arriti që të ngadhnjejë ndaj Borecit (3:1).

Rikujtojmë pak më herët Shkëndija me rezultatin e pastërt 3:0 mundi Rabotniçkin, ndërkohë një ditë më herët Akademia Pandev kishte mundur Renovën.

Foto: ekipa.mk

LPFM – Java V

E premte:  
Ak.Pandev

2:0

Renova

E shtunë:  
Shkëndija

3:0

Rabotniçki

FC Shkupi

1:0

Sileksi

Vardari

3:0

Struga Trim Lum

Makedonija GJ.P

3:1

Boreci

 

Leave a Reply