Vedat Muriqi është duke kaluar një formë të shkëlqyer si me përfaqësuesen e Kosovës, ashtu edhe me klubin e Fenerbahçes.
Paraqitjet fantastike të sulmueist shqiptar, kanë zgjuar interesin e shumë klubeve Europiane, ndërkohë që së fundmi media turke “Fotosport” ka zbuluar një detaj tepër të rëndësishëm që ka të bëjë me transferimin e mundshëm të dy futbollistëve serbë, Kolarov dhe Fejsa te Fenerbahçe.
Sipas të njëjtit burim, transferimi i kësaj dyshe dështoi për shkak të shqiptarit të Kosovës, Vedat Muriqi, i cili pas takimit me drejtuesit e klubit, të njëjtëve ju kishte
kërkuar një ambient më të rehatshëm për të punuar, pa praninë e dy lojtarëve serb, që njihen edhe për nacionalizmin e tyre.
Pas këtij takimi drejtuesit e Fenerbahçes i kanë shprehur mbështetje të plotë sulmuesit shqiptarë, duke pranuar kërkesën e tij dhe duke i dhënë fund kështu mundësisë për të sjellë në Turqi futbollistët serb, Aleksandar Kolarov, aktualisht pjesë e Romës, dhe Ljubomir Fejsa, që mbron ngjyrat e skuadrës së njohur portugeze të Benfikës.