Bulent Akin ka debutuar me fitore në bankinën e FC Shkupit. Strategu turk pas dy fitoreve në ndeshjet miqësore ndaj Besës së Dobërdollit (5:1) dhe skuadrës arabe të Al Bataeh (1:0), sot debutoi me fitore edhe në një ndeshje zyrtare, edhe atë kundër Sileksit, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 5-të në Ligën e Parë Futbollistike, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra e Akin kishte më shumë nga loja, ndërsa golin e vetëm të këtij takimi e realizoi braziliani Serzhinjo. Për numrin 11-të, të “bardhekaltërve” nga Çairi, ishte ky goli numër 3 këtë edicion, duke u barazuar në këtë mënyrë me sulmuesin kryesor, kroatin Marin Jurina, i cili për shkak kartonit të kuq në ndeshjen e xhiros së kaluar kundër Struga Trim Lum, u pezullua me dy ndeshje mos lojë, ashtu që i njëjti do të mungojë edhe në ndeshjen me Vardarin.
FC Shkupi avanson ndaj Sileksit
FC Shkupi avanson ndaj Sileksit, Serzhinjo shfrytëzon gabimin e portierit Bozhinovski dhe mbrojtësve të SileksitFC SHKUPI – SILEKSI 1:0 (Serzhinjo 60')
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 14 септември 2019 г.
Rikujtojmë Bulent Akin javë më parë në postin e trajnerit te FC Shkupi zëvendësoi bashkëkombasin e tij, Umit Karan, i cili në bankinën e “pëllumbave” nga Çairi kishte debutuar me barazim ndaj Rabotniçkit.
Për FC Shkupin ishte kjo fitorja e dytë këtë edicion, pas asaj në xhiron e parë ndaj Borecit, me ç’rast kjo skuadër tashmë ndodhet në pozitën e katërt me 8 pikë të tubuara.