KK Fati do të merr pjesë në ‘Budapest Open’, Huseini pret medalje nga karateistët e tij

Klubi i karatesë Fati nga Tetova, të shtunën dhe dielën do të merr pjesë në turneun prestigjioz në karate “Budapest Open 2019”.

Klubi tetovar në këtë turne do të garojë me Doan Osmanin tek seniorët në kategorinë deri në 75 kilogram dhe Driton Halimin te juniorët deri në 61 kg. “Pres që prezantimi jonë të jetë si gjithmonë serioz dhe me ambicie për të fituar medalje. Jemi të përgatitur maksimalisht dhe shpresojmë në rezultate pozitive”, ka thënë trajneri Arlind Huseini.

Kujtojmë që pas këtij eventi, KK Fati do të merr pjesë në kampionatin Botëror për kadet, junior dhe U21 i cili do të zhvillohet në Santiago të Kilit.

 

Leave a Reply