Shqipëria të martën në “Elbasan Arena” mundi Islandën me rezultatin 4:2 në kuadër të grupit “H”, eliminatorë për “Euro 2020”. Dermaku, Hysaj, Roshi dhe Cikalleshi ishin autorë të golave, ndërsa pikërisht goli i dytë i shënuar nga ana e Hysajt, kishte lënë gjurmë, kjo edhe për shkak realizimit të aksionit, ku gjitha meritat thuajse i morri Rej Manaj.
Ky i fundit me një pasim me thembër, e nxorri kapitenin të vetëm përballë portierit islandez, gjë kjo që i mundësoi Hysajt të shënojë golin etij të parë me fanellën e Shqipërisë.
🇦🇱 Rei Manaj wins Skill of the Day with a brilliant back-heel assist 🔥#EURO2020 | #HisenseSkills pic.twitter.com/2nZkofWRuz
— UEFA EURO 2020 (@UEFAEURO) September 11, 2019
Ky pasim maestral i Rej Manajt është vlerësuar edhe nga UEFA si lëvizja më e mirë e ditës së fundit të ndeshjeve eliminatore.
Faqja zyrtare e UEFA-s e ka publikuar këtë video në rrjetet sociale, ndërsa të shumta kanë qenë komentet e tifozëve shqiptarë, të cilët e shohin për të dytën herë një futbollist shqiptar në këtë klasifikim.
Pak ditë më parë, ishte Keidi Bare ai që bëri lëmsh Grizmanin dhe dribloi duke turpëruar Lemarin.