Kapitenit të Real Madridit, Serhio Ramos, i skadon kontrata në vitin 2021. Mbrojtësi do të jetë atëherë 35 vjeç, ndërsa spanjolli kërkon që të rinovojë dhe për një sezon më tepër, por te “Galaktikët” nuk e kanë me nxitim.
Presidenti Florentino Perez do të futet në negociata vetëm në vitin e fundit të kontratës. 33-vjeçari mendoi transferimin në Kinë këtë merkato, por numri një i klubit nuk e lejoi që të largohej pa para.
Kjo solli krisjen e madhe mes palëve, ndërsa presidenti ende e ka të freskët atë ngjarje.
Ramosi dhe menaxheri i tij duan që të mbyllin karrierën në “Santiago Bernabeu”, por me mungesën e rinovimit diçka e tillë mund të jetë e vështirë.
Në moshën 35-vjeçare, Reali nuk do të bazohet më te Ramosi.