Përfaqësuesja e Kosovës në futboll bëri një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen e mbrëshme ndaj Anglisë, ku edhe përkundër disfatës 5:3 la një përshtypje shumë të madhe në mesin e gjithë futbolldashësve të vërtetë.
Valon Berisha realizoi dy gola, ndërsa Vedat Muriqi një, për tre golat e Kosovës ndaj njërit prej pretendentëve kryesor për ta fituar komplet Europianin 2020.
Mirëpo mbrëmë arbitri kryesor Zvajer shumë lehtë tregonte kartonët e tij, e ku si pasojë plotë 5 futbollistë kosovar u ndëshkuan me të verdhë.
Gjermani ndëshkoi futbollistët si Valon Berisha, Fidan Aliti, Anel Rashkaj, Leart Paqarada dhe Besar Halimin.
Pikërisht ky i fundit ka arritur kuotën e 3 kartonëve të verdhë, ashtu që do ti mungojë trajnerit Çallandes për ndeshjen e 14 tetorit kundër Malit të Zi në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.