Ndeshjen e mbrëmshme kundër Anglisë, shumë tifoz shqiptarë kanë dashur ta shohin nga stadiumi. Megjithatë, vetëm disa “dardanë” kanë qenë atje për t’i mbështetur futbollistët e tyre, të cilët zhvilluan një super ndeshje ndaj një gjiganti, si Anglia.
Një baner i përgatitur nga ta pikërisht për këtë ndeshje, nuk është lejuar të futet në stadiumin “Sent Meri”, ku u zhvillua ndeshja më e rëndësishme në historinë e Kosovës, shkruan Sinjali.
Në këtë baner shkruhej: “Ne do ta veshim lulëkuqen tuaj me krenari, por kemi ardhur për 3 pikët”.
Ndërkaq nuk dihen ende arsyet se pse ky baner nuk u lejua të futet në stadium.
Kosova e humbi ndeshjen me rezultat 5:3, por në fund e lëshoi kokëlartë fushën e stadiumit të Sauthempton, kjo falë guximit dhe lojës së treguar gjatë gjithë ndeshjes, e në veçanti në 45 minutëshin e dytë, kur edhe shënuan dy gola dhe njëkohësisht ruajtën rrjetën të paprekur.