Anglezët të mahnitur me tifozët kosovar! Kosova në “djepin e futbollit” luajti si në shtëpinë e saj (VIDEO)

Anglia dhe Kosova mbrëmë në stadiumin “Sent Meri” në Sautempton zhvilluan një ndeshje spektakolare, që në fund u mbyll me fitoren 5:3 të “Albionit Krenar”, ndërsa ajo që bëri shumë bujë në mediat angleze, ishte përkrahja e skuadrës “Dardane” nga tribunat e stadiumit, ku anglezët nuk mbajnë mend ndonjëherë që në stadium të tyre tifozët mysafir të jenë më të zhurmshëm.

Sipas tyre rreth 20.000 shqiptarë kishin arritur në Sautempton nga e gjithë Anglia, por edhe vende të tjera për të përkrahur Kosovën.

Sipas informacioneve që vijnë nga Anglia, 15.000 prej tyre kishin arritur që të blejnë bileta dhe të hynë brenda në stadium, aty ku futbollistët kosovar ndjeheshin sikur të luanin në shtëpinë e tyre, duke pasur parasysh se stadiumi “Sent Meri” ka një kapacitet prej 32.000 ulëseve.

Tifozet shqiptare besojne te Kosova. Vedat MURIQI shenon edhe golin e trete ne rrjeten e Pikford.ANGLI – KOSOVË 5:3(V, Muriqi 54')

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 10 септември 2019 г.

Anglezët kanë mbetur të mahnitur nga tifozët shqiptarë, të cilët kanë krijuar ndoshta edhe atmosferën më të mirë të një skuadre mysafire deri më tani që ka luajtur kundër Anglisë si mysafir.

Mirëpo edhe përkundër përkrahjes së madhe nga tribunat, Kosova nuk arriti që të vazhdojë serinë prej 15 ndeshjeve pa humbje, pasi në fund pësoi disfatë 5:3. Mirëpo edhe përkundër këtij fakti, duhet theksuar se Kosova tregoi karakter dhe në disa momente madje luajti edhe më mirë se kundërshtari, sidomos në pjesën e dytë, kur shënoi edhe 2 gola të tjerë, për të arritur në shifrën prej 3 golave të shënuar në tokën angleze, gjë kjo që Anglisë nuk i kishte ndodhur më shumë se një dekadë.

Kosova pas kësaj disfate tashmë zbret në pozitën e tretë në grupin “A” eliminatorë për “Euro 2020”, mirëpo me gjasa reale që përmes grupeve të sigurojë një vend për në ndeshjet finale të Europianit të ardhshëm, edhe pse “Dardanët” një gjë të tillë do të kenë mundësi të bëjnë edhe përmes ndeshjes kundër Maqedonisë në kuadër të Ligës së Kombeve, ndeshje kjo që në program është gjatë muajit mars të vitit 2020.

Leave a Reply