Valon Berisha pa dyshim se ishte një ndër futbollistët më të mirë të Kosovës sonte në transfertën ndaj Anglisë, ku shënoi dy nga gjithsej 3 golat e përfaqësueses “Dardane”, shkruan “infOSport.mk”.
Ai shënoi golin e parë dhe të dytë, teksa mund të shënonte edhe golin e tretë, në rast se Vedat Muriqi në minutën e 55-të i lejonte të ekzekutonte goditjen nga pika e bardhë. Megjithatë sulmuesi i Fenerbahçes, që njëherit edhe e përfitoi penaltinë në favor të Kosovës, nuk i mundësoi një gjë të tillë, madje pati një debat mes tyre.
“Muriqin e kam vëlla, jam i gëzuar për golin, si çdo futbollistë, ashtu edhe unë dëshiroja të shënojë “hat-trick:, por kjo nuk ka shumë rëndësi, ne jemi familje dhe kalojmë mirë me njëri-tjetrin shumë kohë, ashtu që gëzohem që edhe ai shënoi gol, pasi është në formë shumë të madhe dhe i dëshirojë të vazhdojë kështu edhe me ekipin e tij Fenerbahçe”, – tha Berisha.