Kristiano Ronaldo ka shkruar historinë sonte në fitoren 5:1 të Portugalisë ndaj Lituanisë, shkruan “infOSport.mk”.
Sulmuesi i Juventusit ka qenë protagonist absolut me katër golat e shënuar teksa tani është kthyer në golashënuesin më të mirë në kuadër të ndeshjeve eliminatore të vlefshme për Kampionatet Europiane.
Falë 4 golave të shënuar sonte ndaj Lituanisë, Ronaldo arriti në shifrën e 25 golave të shënuar, duke tejkaluar në këtë mënyrë irlandezin, Robi Kin, që ka 23 gola.
Me këtë fitore portugezët qëndrojnë në vendin e dytë të grupit “B” me 8 pikë, 5 më pak se Ukraina e vendit të parë.