Kosova ka hapur ndeshjen ndaj Anglisë në mënyrën më të mirë, pasi që në minutën e parë avansuan falë golit të shënuar nga Valon BERISHA. Ishte një gabim në mbrojtjen e “tre luanëve”, që në maksimum e shfrytëzuan “Dardanët”, me Muriqin që pasoi mu në momentin e duhur për Berishën, që nuk e kishte të vështirë të shënonte në rrjetën e Pikford.