Anglia kundërpërgjigjet me dy gola të shpejtë, avanson ndaj Kosovës (VIDEO)

Anglia ka barazuar shumë shpejtë rezultatin ndaj Kosovës, skuadër kjo që sonte në stadiumin “Sent Meri” ka përkrahje të madhe nga rreth 6000 tifoz shqiptarë, shkruan “infOSport.mk”.

Anglezët që në rivënien e tyre të parë nga këndi në minutën e 8-të, gjetën golin, të cilin e realizoi Rahim Sterling. Shtatëshkurti duke shfrytëzuar harkimin në zonën kundërshtare të “Dardanëve” arriti  me kokë të mposhtë portierin Aro Muriç, ndërsa një aksion i tij i udhëhequr nga mesfusha dhe pasimi me kohë për Hari Kejn, i cili nuk fali dhe nga brendia e zonës me një të majtë të fuqishme, edhe për herë të dytë mposhti portierin e Kosovës.

GOLAT MUND TI NDIQNI KËTU.

Leave a Reply