Ethet e ndeshjes Angli-Kosovë po rriten sa më shumë që po afrohet koha e kësaj super përballje që zhvillohet sonte me fillim në ora 20:45 në stadiumin “Sent Meri” të Sautemptonit.
1600 tifozë shqiptarë do të jenë të vendosur prapa portës dhe ata do të jenë të gjithë bashkë, pasi biletat janë ndarë nga ana e Federatës angleze për ekipin mysafir, ndërkohë edhe rreth 2500 tifoz tjerë shqiptarë pritet të jenë të shpërndarë nëpër ulëset e stadiumit.
Këta kryesisht janë shqiptarë që punojnë dhe veprojnë në Britaninë e Madhe, e që sonte pa dyshim se do të bëjnë tifo për Kosovën, vendi nga kanë edhe rrënjët e tyre.