Pas fitores 0:2 në transfertë përballë Letonisë, në konferencën për shtyp ka folur seleksionuesi Igor Angellovski, i cili komentoi takimin, ndërsa u shpreh edhe i kënaqur nga të dyja transfertat e zhvilluar në këtë muaj.
“Erdhëm për fitore, arritëm që ti marrim tri pikë dhe kjo është më e rëndësishmja. Ashtu siç thash para takimit, vazhdojmë të mbetemi në garë për kualifikim në këto katër ndeshjet e fundit të eliminatoreve. Më vjen keq vetëm për ndeshjen ndaj Izraelit që lëshuam dy pikë, por gjithsesi e kam thënë se do të jem i kënaqur me katër pikë nga këto dy ndeshje dhe ja arritëm qëllimit. Nga këto eliminatore jam i kënaqur në përgjithësi, përveç takimit me Austrinë. Tashmë kemi shanse reale për kualifikim direkt ne Euro 2020 në ndeshjet gjatë muajit tetor dhe nëntor”, tha seleksionuesi i Maqedonisë pas fitores me Letoninë.