Ndeshja e grupit “H” midis Francës dhe Shqipërisë nisi me vonesë, pasi organizatorët e këtij takimi në vend që të lëshojnë himnin shqiptarë, lëshuan atë të Andorrës, shkruan “infOSport.mk”.
Një gjë e këtillë habiti futbollistët shqiptarë, sidomos Elseid Hysajn, mirëpo i njëjti megjithatë nuk u ndërpre deri në fund. Kjo shkaktoi protesta te “kuqezinjtë”, duke bërë që takimi të vonohet për 7 minuta.
Në mes pjesëve spikeri në “Stad de France” tentoi të kërkojë falje, mirëpo ai bëri edhe një gafë tjetër, teksa “kuqezinjëve” iu drejtua me emrin Armenia, në vend Shqipëria. E qëllimshme, apo jo….mbetet të shihet!!!
What is this UEFA?¿🤦🏻♂️🤦🏻♂️
This is not our anthem🇦🇱
#albania #anthem #FRAALB pic.twitter.com/d01yQ20Ci1— 6 TIMES (@kloppoynwa) September 7, 2019