Kosova është kryefjala e futbollit europian. “Dardanët” të shtunën në “Fadil Vokrri” mundën Çekinë me rezultatin 2:1, duke vazhduar në këtë mënyrë serinë e ndeshjeve pa humbje, që daton tashmë nga 13 nëntori i vitit 2017-të, kur në stadiumin e Mitrovicës “Adem Jashari”, kishin mundur Letoninë me rezultatin 4:3, shkruan “infOSport.mk”.
🇽🇰 Kosovo: the in-form nation! 👏👏👏
🌟 WWWWDWWDWWDDDWW 🌟#EURO2020 pic.twitter.com/hamp3nNM6c
— UEFA EURO 2020 (@UEFAEURO) September 7, 2019
Që nga ajo ndeshje Kosova ka regjistruar 10 fitore dhe 5 barazime, ndërsa testin më të vështirë do ta ketë me 10 shtator në transfertën kundër Anglisë.
Këta të fundit mundën Bullgarinë dhe shumë shpejtë u rikthyen në krye të grupit “A” me 9 pikë, një më shumë se Kosova, që në 4 ndeshje ka regjistruar dy fitore dhe dy barazime.