Heroi i përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka folur shkurt pas fitores së madhe ndaj Çekisë, duke pohuar se “dardanët” kanë synime shumë të mëdha, edhe përkundër faktit se janë një skuadër e re.
“Ne me këtë fitore i treguam gjithë Botës se ne nuk lëshojmë pejë. Jemi skuadër e re por kemi synime të mëdha. Në Angli shkojmë me pozitivitet, shkojmë për të treguar se jemi të gatshëm” – tha Vojvoda, i cili shënoi golin e dytë në minutën e 67-të për Kosovën, që në fund fitoi ndeshjen me shifrat 2:1.
Përveç Vojvodës, golin tjetër për përfaqësuesen e Kosovës e realizoi Vedat Muriqi në minutën e 20-të.