Franca shumë e fortë për Shqipërinë (VIDEO)

Shqipëria ka pësuar disfatë 4:1 në udhëtim te Franca, që u tregua si një kundërshtarë shumë i fortë për “kuqezinjtë” e Edi Reja, shkruan “infOSport.mk”.

“Gjelat” kaluan në epërsi  vetëm pas 8-të minutash lojë me anë të Kingsli Koman, i cili që u shërbye në mënyrë perfekte nga Rafael Varane.

Francezët e dyfishuan epërsinë me anë të Olivie Zhiru në minutën e 27-të, pasi i njëjti pranoi një asist nga ana e Lukas Hernandez.

Me këto dy gola në rrjetën e Thoma Strakoshas u mbyll pjesa e parë, edhe pse e njëjta mund të ishte mbyllur edhe me një gol tjetër në rrjetën e gardianit “kuqezi”, nëse në minutën e 37-të futbollisti i Barcelonës, Antuan Grizman do të shënonte nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë “gjelat” shënuan edhe dy gola të tjerë me anë të Koman (68’) dhe Xhonatan Ikone (85′), ndërkohë fare në fund Shqipëria me anë të Sokol Cikalleshit nga pika e bardhë shënoi golin e nderit.

Me këtë disfatë Shqipëria thuajse i ka humbur të gjitha gjasat për një kualifikim të mundshëm në Euro 2020, aty ku për një vend do të luftojnë Franca, Turqia dhe Islanda, skuadra këto që kanë nga 12 pikë, 6 më shumë se Shqipëria e vendit të katërt.

Në dy takimet tjera të grupit “H”, Islanda me rezultatin 3:0 mundi Moldavinë, teksa Turqia falë golit të shënuar nga Ozan Tufan në minutën e 89-të mundi minimalisht 1:0 Andorrën.

Leave a Reply