Grupi “G”, ja në cilën pozitë ndodhet Maqedonia e Veriut

Të enjten në mbrëmje në kuadër të grupit “G” eliminatorë për Europianin e vitit 2020 në program ishte vetëm një ndeshje, ajo midis Izraelit dhe Maqedonisë së Veriut, njofton “infOSport.mk”. Ndeshja e zhvilluar në Ber Sheva u mbyll me shifrat 1:1, që don të thotë se të dyja këto kombëtare nuk ndryshuan pozicionet e tyre në renditje, me Izraelin që vazhdon të mbajë pozitën e dytë, teksa Maqedonia e Veriut pas 5 ndeshjeve të zhvilluara mbetet në pozitën e katërt.

Izraelitët pas 5 ndeshjeve të zhvilluara kanë tubuar 8 pikë, ndërkohë skuadra e trajnerit Igor Angellovski me 5 pikë renditet në pozitën e katërt.

Maqedonia pas 4 ditëve do të përballet me Letoninë, sërish në transfertë, ndërkohë Izraeli do të ketë një transfertë të vështirë përballë Sllovenisë si mysafir.

Rikujtojmë grupin “G” e udhëheq Polonia me 12 pikë maksimale, ndërsa pikërisht kundërshtari i rradhës, Letonia mban pozitën e fundit me 0 pikë dhe një gol averazh 1:13.

RENDITJA TABELARE
# Grupi “G” Nd. F. B. D. G-av. Pikë
1. Polonia 4 4 0 0 8:0 12
2. Izraeli 5 2 2 1 9:8 8
3. Austria 4 2 0 2 7:6 6
4. Maqedonia V. 5 1 2 2 6:8 5
5. Slovenia 4 1 2 1 7:3 5
6. Letonia 4 0 0 4 1:13 0

Leave a Reply