“infOSport.mk” drejtëpërdrejtë nga Ber Sheva
Është mbyllur pa gola pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet përfaqësues së Izraelit dhe Maqedonisë të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian 2020.
Në “Tarner stadium” të qytetit të Ber Shevas, të mbushur me tifozët izraelit, përfaqësuesja e vendit kishte më shumë raste për gol. Fillimisht Bardhi në minutën e 27-të, gjuajti fortë nga jashta zona, por portën e Izraelit e shpëtoi portieri kundërshtarë, duke devijuar topin për rëvënie nga këndi.
Të përzgjedhurit e Angellovskit tentuan edhe dy herë tjera përmes Ezgjan Alioskit që nuk arriti ta shfrytëzojë një kundërsulm, pasi gjuajtja e tij shkoi vetëm skaj portës, ndërsa pas tij Elmas nuk arriti që të finalizojë kur u gjet i vetëm përballë portierit Marciano.