Angellovski: Jam krenar që në skuadër kam një futbollistë si Arian Ademi

“infOSport.mk” drejtëpërdrejtë nga Ber Sheva

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut barazoi 1:1 në transfertën e vështirë me Izraelin në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Europian 2020. Golin e barazimit për përfaqësuesen e vendit e shënoi futbollisti shqiptarë i Dinamo Zagrebit, Arian Ademi, i cili përveç realizimit ishte edhe njëri prej më të mirëve në fushën e stadiumit “Tarner” të Ber Shevës.

Një gjë të tillë pas ndeshjes në konferencën për shtyp, potencoi edhe vetë seleksionuesi, Igor Angellovski, duke e cilësuar Ademin si shembull për ekipin dhe reprezentuesit tjerë.

“Unë ndjehem krenar me futbollistë si Arian Ademi. Ai ishte në dyshim për këtë ndeshje, pasi erdhi i lënduar, mirëpo ai mund të luajë edhe një ndeshje tjetër tani dhe sigurisht që do të jetë i gatshëm edhe për ndeshjen me Letoninë. Ademi ka kaluar gjithçka në jetën e tij, doping, suspendim e shumë gjëra tjera. Ai është shembull për të gjithë se si duhet të luhet dhe luftohet për përfaqësuesen”, – tha Igor Angellovski gjatë konferencës për shtyp.

 

 

Leave a Reply