Jo zyrtarisht mësohet se largimi Mirel Josës nga Prishtina ka bërë që kandidat për pankinën e skuadrës bardheblu nga kryeqyteti kosovar të jetë Qatip Osmani. Ndërkohë përveç Qatos në mediat kosovare përmendet edhe emri i teknikut shkupjan Zekirija Ramadani, i cili regjistroi dy tituj vitin e kaluar me Feronikelin, ndërsa më herët ka fituar një titull edhe me Trepçën 89.
Të dy shihen si opsion për të marrë drejtimin e skuadrës së Prishtinës, të cilët shkarkuan nga posti i trajnerit, Mirel Josën, pas disfatës të pësuar nga Feronikeli në fundjavën që lamë pas.
Ndryshe Osmani ka patur edhe disa oferta nga klubet e vendit, por strategu tetovar si duket mendon për momentin që mos të angazhohet me asnjë klub, duke pritur afatin e janarit për të vendosur për të ardhmen, ndërsa e njejta situatë edhe me Ramadanin që pas largimit nga Feronikeli, mbetet ende pa angazhim. /InfOSport.mk