Përfaqësuesja e Maqedonisë së veriut zhvillon stërvitjen e parë në tokën izraelite. Të përzgjedhurit e Igor Angellovskit mëngjesin e kësaj të marte udhëtuan drejt Izraelit për ndeshjen eliminatore që do ta luajnë të enjten, ndërsa pasdite zhvilluan edhe seancën e parë stërvitore në stadiumin e Ashdodit të Izraelit.
Të pranishëm në këtë seancë stërvitore ishin të gjithë reprezentuesit, pasi në Tel Aviv përfaqësues së vendit iu bashkuan edhe kapiteni Pandev, Triçkovski, Nesterovski, Trajkovski dhe portieri Dimitrievski.
Përfaqësuesja e Maqedonisë edhe nesër do të ushtrojë në të njejtin stadium, ndërsa të enjten nga ora 20:45 e zhvillon ndeshjen përballë Izraelit në stadiumin “Beer Sheva”./InfOSport.mk