Sezonin e kaluar ishte pjesë e FC Shkupit, tashmë i bashkohet Borecit!

Ish mbrojtësi i krahut të djathtë të FC Shkupit, Filip Ristovski, sezonin e ri futbollistik do të veshë fanellën e Borecit, skuadër kjo që këtë vit po bënë gara në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, njofton “infOSport.mk”.

24-vjeçari Ristovski me skuadrën nga Velesi ka nënshkruar kontratë deri në fund të këtij viti.

Rikujtojmë Ristovski, FC Shkupit iu bashkua janarin e këtij viti nga rradhët e Sileksit, ndërsa gjatë karrierës së tij ai ka luajtur edhe me Metalurgun, ndërsa përvojën ndërkombëtare e përfitojë në Bosnjë me ekipin e Borac-it nga Banja LLuka dhe Javor Matis-in në kampionatin e Serbisë.

Leave a Reply