Reprezentuesit e përfaqësues së Maqedonisë së Veriut janë grumbulluar sot në Shkup për dy ndeshjet eliminatore të Europianit të këtij muaji që do ti luajnë në transfertë ndaj Izraelit dhe Letonisë. Në grumbullimin e parë munguan kapiteni Pandev, Trajkovski, Triçkovski, Nesterovski dhe portieri Dimitrievski, të cilët do t’i bashkohen ekipit përfaqësues në Izrael, me të cilët Maqedonia e Veriut, do ta luajë ndeshjen e parë në këtë fillim të muajit shtatori. Seleksionuesi Igor Angellovski dhe reprezentuesi Boban Nikollov shprehen se për këto dy ndeshje do të përqëndrohen ta luajnë lojën e tyre me objektiv për të marrë fitore në dy transfertat e rëndësishme.
Igor Angellovski, seleksionues i Maqedonisë V.
“Kishim kohë të mjaftueshme për të analizuar kunndërshtarët. Unë pres nga futbollistët e mi të jenë në nivelin e tyre që ishmi deri më tani, duke përjashtuar vetëm ndeshjen me Austrinë. Ne nuk dorëzohemi deri sa kemi shanse teorike për vendin e dytë. Deri në fund shkojmë në secilën ndeshje vetëm për fitore. Këto djem kanë treguar se nuk njohin favorit dhe unë besoj se do të jenë në nivelin e duhur”.
Boban Nikollov, reprezentues
“Na presin dy ndeshje të vështira, mendojë se mundemi të triumfojmë tek të dyjat pse jo. Nuk shkojmë për të mbrojtur, shkojmë për fitore dhe nëse jemi të fokusuar si me Poloninë, nuk do të kemi problem. Më e rëndësishmja është se ne si do të luajmë dhe jo kundërshtarët”.
Përfaqësuesja e vendit sot zhvillon stërvitjen e parë në “Petar Milloshevski”, ndërsa nesër në mëngjes nga aeroporti i Shkupit niset drejt Izraelit. Ndeshja Maqedonia e Veriut-Izraeli zhvillohet të enjten nga ora 20:45, ndërsa përballjen me Letoninë e zhvillon me 9 shtator./SHENJA/