Amir Bilali dhe Rron Broja do të luajnë sërish në një ekip

Dy ish-futbollistët e FC Shkupit në sezonin e kaluar do të luajnë sërish së bashku në një ekip tjetër të një kampionati tjetër. Bëhet fjalë për mbrojtësin nga Gostivari Amir Bilali dhe mesfushorin kosovar, Rron Broja.

Që të dy futbollistët sezonin e kaluar ishin pjesë e FC Shkupit, ndërsa me përfundimin e kampionatit, Broja dhe Bilali mbyllën aventurat e tyre në Çair. Broja gjeti fillimisht skuadrën e re dhe u transferua te kampionët e Shqipërisë, Partizanin, ndërsa ditën e djeshme edhe mbrojtësi Bilali iu bashkua skuadrës nga kryeqyteti i tokës shqiptare.

Që nga fillimi i sezonit, Broja është titullar i padiskutueshëm te Partizani, ndërsa mbetet të shihet edhe adaptimi i Bilalit te kampionët në fuqi./InfOSport.mk

Leave a Reply