Struga Trim Lum-FC Shkupi, ndeshja që prodhoi më shumë kartonë të kuq se sa gola (VIDEO)

Struga Trim Lum dhe FC Shkupi janë ndarë në barazim 1:1 në ndeshjen e tyre të parë zyrtare, njofton “infOSport.mk”. Doli të jetë ky një takim shumë i luftuar nga ana e të dyja skuadrave, ku si pasojë u treguan edhe 3 kartonë të kuq, dy prej të cilëve në të njëjtën kohë u ndanë gjatë pjesës së parë për Arben Tafen e Struga Trim Lum dhe Marin Jurina të FC Shkupit, për shkak lojës jo fer nga ana e të dyve.

Kësisoj në mungesë të golave u mbyll pjesa e parë, që nuk prodhoi edhe shumë raste shënimi, ndërsa në të dytën shikuesit patën mundësinë të shohin dy gola, nga një në secilën anë.

Fillimisht në minutën e 62-të FC Shkupi përfitoi një penalti, kur Kasami ishte i pakujdesshëm në zonën e tij, me ç’rast arbitri tregoi në pikën e bardhë, nga e cila i saktë doli të jetë braziliani, Serzhinjo.

Përveç penaltisë së shkaktuar, Kasami u ndëshkua edhe me të kuq në këto momente, duke lënë skukadrën me vetëm 9 futbollistë në fushë, mirëpo kjo gjë nuk u pengoi atyre që në minutën e 72-të me anë të sapo inkuadruarit në lojë, Abdylhadi Jahja barazuan shifrat në 1:1.

Ky rezultat doli të jetë edhe përfundimtarë, me ç’rast në fund të dyja skuadrat duheshe të kënaqen me nga një pikë.

Struga Trim Lum me 7 pikë mban pozitën e katërt, ndërkohë FC Shkupi me 2 pikë më pak renditet e 5-ta në tabelë.

Leave a Reply