Shkëndija rrëshqet sërish, Shkupi kthehet me pikë nga Struga

Shkëndija ka pësuar edhe disfatën e tretë pas 4 xhirove të para në elitën e futbollit vendor, pas së cilës me siguri se do të ketë lëvizje, qoftë në stafin teknik, apo edhe atë në nivel drejtorësh, shkruan “infOSport.mk”.

Skuadra kampione në fuqi u mund në transfertën në Veles nga Boreci me rezultatin 1:0, njëjtë sikurse edhe në dy ndeshjet paraprake kundër Akademia Pandevit, gjegjësisht Sileksit.

Në një ndeshje mjaft të fortë, Struga Trim Lum dhe FC Shkupi barazuan 1:1, ndërsa vlen të theksohet se në këtë ndeshje arbitri kryesor tregoi 3 kartonë të kuq, dy për vendasit dhe një për mysafirët.

Një goleadë e vërtetë ndodhi në Kratovë, aty ku Makedonija Gj.P, megjithatë nuk u dorëzua dhe në fund shënoi fitore 4:3, teksa ndeshja e zhvilluar në arenën “Todor Proeski” midis Rabotniçkit dhe Akademia Pandevit, u takoi këtyre të fundit me rezultatin 2:1.

Java e katërt në elitën e futbollit vendor, mbyllet të dielën me derbi ndeshjen Renova-Vardari, që do të transmetohet në Arena Sport dhe TVM me fillim në ora 16:30.

Leave a Reply