Super derbi që në 1/8 e finales, Shkëndija përballë Vardarit

Shorti për ndeshjet e 1/8 së finales deshi që në këtë fazë të përballen dy skuadrat më të mira viteve të fundit në futbollin vendor, Shkëndija dhe Vardari, njofton “infOSport.mk”.

Pa dyshim do të jetë kjo ndeshja më interesante e kësaj faze, ku mjaft vëmendje duhet të tërheq edhe përballja midis FC Shkupit dhe Sileksit.

Renova do të luaj me Tikveshin, ndërkohë Struga Trim për kundërshtarë do të ketë Borecin, një përballje mes dy skuadrave që këtë vit po garojnë  në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.

Fituesi aktual i Kupës, Akademia Pandev doli të jetë me fat, pasi për kundërshtarë do të ketë skuadrën e ligës së tretë Osogovën, finalistët e edicionit të kaluar, Makedonija GJ.P do të përballet me Bregallnicën, Pelisteri do të ketë përballë Rabotniçkin, ndërkohë Labunishta do të luaj me Ohrin.

Ndeshjet e para në program janë me datë 25 shtator (15:30h), ndërkohë ato kthyese me 30 tetor (13:30h).

Ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë
Vardari 25.09. Shkëndija
Shkupi 25.09. Sileksi
Tikveshi 25.09. Renova
Boreci 25.09. Struga Trim Lum
Ak.Pandev 25.09. Osogova
Bregallnica 25.09. Makedonija Gj.P
Pelisteri 25.09. Rabotniçki
Labunishta 25.09. Ohri

Leave a Reply