Shkolla e futbollit FC Shkupi, çdo herë ka nxjerrë futbollistë premtues për të ardhmen dhe e njçjta vazhdon edhe sot e kësaj dite. Dy të rinj nga Çairi, kanë vijuar karrierën e tyre te skuadra e Vardar Forinës që garon në Ligën e Dytë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Bëhet fjalë për Halil Berishën dhe Suhejb Rushitin. Të dy lojtarët e dalur nga gjenerata e vitit 2000 e Shkupit që udhëhiqet nga trajneri i palodhshëm Erkan Murseli, kanë firmosur kontrata për 6 muajt e radhës me skuadrën nga Gostivari.
Kujtomë që Halil Berisha sezonin e kaluar ishte pjesë edhe e ekipit të parë të FC Shkupit, duke u grumbulluar në shumë ndeshje nga tashmë ish-tekniku i çairasve, Umit Karan./InfOSport.mk