Seleksionuesi i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Çallandes, gjatë ditës së sotme ka bërë publike listën e futbollistëve të cilët do t’i ketë në dispozicion për dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, njofton “infOSport.mk”.
Bernard Berisha që luan në Superligën e Rusisë me Akhmat Grozni, është rikthyer pas një mungese te Kosova, ndërsa ftesë për herë të parë ka marrë edhe Florent Muslija i Hanover 96.
Jashtë listës kanë mbetur sulmuesit Lirim Kastrati dhe Shkëlqim Demhasaj, ndërsa për shkak dëmtimeve do të mungojnë edhe Milot Rashica, Herolind Shala, Arbër Zeneli dhe Hekuran Kryeziu.
Ndeshjen e parë të shtatorit skuadra “dardane” do ta zhvillojë kundër Republikës së Çekisë më 7 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërkohë vetëm 3 ditë më pas në “Sent Meri Stadium”, aty ku ndeshjet si vendas i zhvillon Sautemptoni, do të përballet me Anglinë.
Grumbullimin e parë të skuadrës, seleksionuesi Çallandes e ka paraparë për datën 2 shtator me fillim në ora ora 18:00, në stadiumin e “Fadil Vokrri”.